Jeta në Zvicër
Ja si e shpëtuan zviceranët ahun qindravjeçar!
Nga fundi i shtatorit, një shtetas 46-vjeçar gjerman, ishte përplasur për një dru ahu ngjyrë bakri në një pjesë të rrugës në afërsi të Densbüren. Pas aksidentit, pema është shpëtuar.
Është një pemë krenare, një ah me ngjyrë bakri. Sipas vendasve, një pemë disa qindra vite e vjetër, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Që edhe kësaj pranvere ajo sërish lulëzoi, mbështetet në ndonjë mrekulli. Ahu kishte pësuar aksident të rëndë, kur një shtetas 46-vjeçar gjerman u përplas për te me veturën e llojit “Opel”. Ai po vinte nga Staffelegg në drejtim të Densbürenit.
Gjatë aksidentit, vozitësi u lëndua rëndë, vetura pësoi dëme të mëdha dhe trungu i pemës krenare u dëmtua rëndë. Pjesë të rëndësishme të lëvores u zhdukën, të tjerat u dëmtuan dhe është dashur të hiqen nga specialistët. Ata e lyen sipërfaqen e saj me një pastë speciale, duke i vendosur një lloj fashe. Gjithnjë me shpresë se pas këtyre masave, druri nuk do të thahet.
Mobilizimi i përkujdesësve të drurit u shpagua. Tani, fasha është hequr, ndërsa druri krenar ka filluar një jetë të re.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










