Lajme

Ja si duket Thumana pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit

Në tërmetin tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019 si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë pa strehë shumë familje, kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Shqipëria u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, i cili la një plagë të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave. Mbi 200 mijë persona u prekën direkt nga dëmet që la pas. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore.

Sot dy vjet më pas, Thumana, e cila u shkatërrua nga tërmeti, tashmë ka marrë një pamje tjetër.

Thumana para tërmetit:

Thumana pas tërmetit:


Fotot: Elvis Naçi/ Facebook.