Lajme
Izraeli thotë se po përgatitet për sulm tokësor në Liban
Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha se shefi i ushtrisë izraelite, teksa Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – gjuajti dhjetëra predha në Izrael, përfshirë një raketë në Tel Aviv.
Duke iu adresuar trupave në kufirin verior, gjenerali Herzi Halevi, tha se sulmet e fundit ishin të dizajnuara për “të përgatitur terrenin, me mundësinë që ju të hyni dhe të vazhdoni të degradoni Hezbollahun”, raporton REL, përcjell Albinfo.ch.
Në një referencë për raketën që u gjuajt në Tel Aviv, ai u tha trupave: “Sot, Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe më vonë gjatë ditës së sotme, ata do të marrin një përgjigje të fuqishme. Përgatituni”.
Nuk është e qartë nëse Halevi po i referohej një operacioni tokësor, sulmeve ajrore apo ndonjë forme tjetër të hakmarrjes.
Ushtria izraelite ditëve të fundit ka thënë se nuk ka plane për një ofensivë tokësore. Por, deklarata e Halevit është deklarata më e fuqishme deri më tani që sugjeron se trupat mund të hyjnë në Liban.
Me armiqësitë që janë intensifikuar, ushtria izraelite tha të mërkurën se do të aktivizojë dy brigada rezervë për misionet në veri – një tjetër sinjal se Izraeli po planifikon një veprim më të ashpër.
Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar gjatë 11 muajve të fundit. Hezbollahu ka gjuajtur raketa, dronë në veri të Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë dhe me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli është përgjigjur me intensifikim të sulmeve ajrore që kanë lënë të vrarë qindra persona ditëve të fundit, përfshirë edhe komandantë të Hamasit.
Luftimet veçse kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të zhvendosen në dy anët e kufirit.
Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët e saj në veri të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, teksa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet raketore derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gazë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











