Kosova
U morën ryshfet kosovarëve, arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të mërkurën në një konferencë shtypi ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, përcjell albinfo.ch.
Sharanoviç tha se 7 policë janë arrestuar të martën në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, Bozhaj-Hani i Hotit, dhe një polic tjetër në Danilovgrad, një qytet pranë Podgoricës.
“Provat tregojnë se policët e arrestuar për një kohë të gjatë u kanë marrë para udhëtarëve që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare dhe gjithashtu në kuadër të kompetencave të tyre kanë marrë para për veprimet zyrtare që ata duhej të kryenin”, tha Sharanoviç.
Ky aksion, tha Sharanoviç, ka zgjatur 5 muaj, ndërkohë që edhe ndaj 27 shtetasve nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale. Ministri Sharanoviç theksoi se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka nxjerrë një rregullore për kontrollin e pasurisë, të të ardhurave dhe mënyrës së jetesës të policëve.
Punonjësit e policisë dhe të doganave në pikat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, sipas analizave zyrtare, shpeshherë janë dyshuar për veprat e shpërdorimit të detyrës dhe për korrupsion pasiv, ndaj të cilëve janë ndërmarrë veprime hetimore dhe arrestime.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













