Lajme
Italia vendos kufizime të reja, piku i pandemisë arrihet më 20 mars
Qeveria italiane njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja në pesë nga 20 rajonet e vendit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa mediat vendase thonë se piku i pandemisë në Milano mund të mbërrihet në 20 mars dhe pritet të zgjasë një muaj, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i autoriteteve italiane vjen në kohën kur shkencëtarët paralajmëruan se variantet e reja të COVID-19, që janë më ngjitëse, po përhapen shumë shpejt në vendin fqinj. Italia ka krijuar një sistem të masave përmes kategorizimeve me ngjyra (e bardhë, e verdhë, e portokalltë dhe e kuqe) dhe masat vendosen në përputhje me nivelin e infektimit.
Për herë të parë, që prej janarit, dy rajonet Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe. Kjo do të thotë se kafenetë dhe restorantet do të mbyllen dhe do të ketë kufizim të lëvizjes dhe do të lejohet që të punojnë vetëm dyqanet me gjëra thelbësore. Sakaq, në Lombardi dhe Piedmont dhe Marche po ashtu janë ashpërsuar masat, duke u kategorizuar në zonën portokalli.
Në këto dy rajone, qytetarët nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, përveç në raste emergjente, për punë apo për arsye shëndetësore. Qeveria tha se masat e reja në këto pesë rajone do të hyjnë në fuqi të hënën. Gjatë kësaj jave, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se ka pasur rritje prej 35 për qind të rasteve të reja, krahasuar me një javë më parë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














