Lajme
Italia do të kërkojë miratim prindëror për orët e edukimit seksual

Qeveria italiane ka vendosur që orët e edukimit seksual në shkolla të përfshihen në kurrikulën shkollore vetëm me miratim me shkrim nga prindërit. Në fillim të çdo viti shkollor, shkollat do të detyrohen të paraqesin materialet mësimore që do të përdoren, programin dhe objektivat e mësimeve.
Me një dekret të ri, qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni synon të “garantojë … miratimin paraprak dhe të informuar të familjeve për aktivitetet shkollore që lidhen me seksualitetin”, thuhet në një njoftim për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrja në aktivitetet jashtëkurrikulare dhe në ato që zgjerojnë ofertën edukative mbi seksualitetin do të kërkojë domosdoshmërisht miratimin e shkruar nga prindërit. Në rast refuzimi, mësuesit duhet të ofrojnë një alternativë për nxënësit, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë përmbajtjeje do të ketë ajo.
Në shkollat fillore, të cilat përfshijnë fëmijë deri në moshën 11 vjeç, edukimi seksual do të kufizohet vetëm në aspektin biologjik dhe riprodhues të seksualitetit. Qeveria aktuale, në mënyrë të veçantë, kërkon që temat si homoseksualiteti, identiteti transgjinor dhe ai gjinor të përjashtohen nga kurrikula.
Përpjekje për të dekurajuar
Përpjekjet për ta bërë edukimin seksual të detyrueshëm kanë pasur pak mbështetje në Itali. Kryeministrja Meloni, e cila e përshkruan veten si një “nënë kristiane”, fitoi zgjedhjet e vitit 2022 duke mbrojtur vlerat tradicionale familjare. Vatikani, gjithashtu, vazhdon të ketë ndikim të madh në vend, duke e bërë temën e edukimit seksual ende tabu.
Debati për futjen e edukimit seksual nisi pasi një studente 22-vjeçare u vra nga ish-i dashuri i saj në fund të vitit 2023, një ngjarje që tronditi vendin dhe e detyroi qeverinë të pranojë nevojën për edukim seksual dhe emocional në shkolla.
Megjithatë, me ligjin e miratuar së fundmi, qeveria pretendon se po i përgjigjet kësaj kërkese, duke “lënë lirinë e zgjedhjes”, ashtu si në çështjen e abortit, i cili është i ligjshëm në Itali që prej vitit 1978. Në vend që ta ndalojnë, e djathta ekstreme italiane po inkurajon mjekët të refuzojnë kryerjen e abortit në emër të ndërgjegjes profesionale. Shoqatat katolike vizitojnë shpesh spitalet për të bindur gratë të mos ndërpresin shtatzëninë.
Adoleshentë me njohuri të kufizuara
Sipas degës italiane të organizatës “Save the Children”, vetëm 47% e adoleshentëve italianë kanë marrë ndonjë formë edukimi seksual në shkollë. Në rajonet më të varfra të Jugut, si Sicilia dhe Sardegna, kjo përqindje bie në 37%. Një raport i Bashkimit Evropian i vitit 2020 tregonte se edukimi seksual në Itali është i fokusuar kryesisht te aspektet biologjike, duke injoruar dimensionet psikologjike, shoqërore dhe emocionale.
Qendra kërkimore evropiane Cesie, me bazë në Palermo, e cilësoi edukimin seksual në Itali si “të pakoordinuar, të penguar nga barriera strukturore dhe rezistencë politike”. Ajo akuzoi lëvizjet e djathta ekstreme për përhapjen e idesë se edukimi seksual përbën kërcënim për vlerat familjare dhe identitetin kombëtar.
“Duke bllokuar edukimin mbi marrëdhëniet, miratimin dhe seksualitetin, ato forcojnë stereotipet gjinore dhe ruajnë një sistem patriarkal të dhunës me bazë gjinore”, përfundoi qendra.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj