E-Diaspora
Ishte nisur për në Angli, kapet i riu shqiptar me dokumente false italiane
Një kontrollim në bankën e të dhënave dhe rezultati ishte i qartë: “italiani” ishte në fakt një shqiptar 24 vjeçar i cili është i njohur për policinë pasi që ka bërë edhe më parë falsifikime dokumentesh
Udhëtimi i dëshiruar për në Angli ka përfunduar për shtetasin shqiptar të moshës 24 vjeçare aty ku është dashur të fillonte, në aeroportin Köln/Bonn, Gjermani. Të shtunën, i riu nga Shqipëria në sportelin e aeroportit kishte treguar një letërnjoftimi italian, shkruan gjeneral-anzeiger.de Por policët në sportel e zbuluan menjëherë se bëhej fjalë për dokument të falsifikuar.
Për të gjetur identitetin e vërtetë të tij, zyrtarët e bënë një krahasim të gjurmëve të gishtërinjve me ato që i kishin në bankën e të dhënave, transmeton albinfo.ch Dhe rezultati ishte i qartë: “italiani” ishte në fakt një shqiptar 24 vjeçar i cili është i njohur për policinë pasi që ka bërë edhe më parë falsifikime dokumentesh.
Ai është arrestuar nga Policia Federale dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal për shkelje të ligjit mbi qëndrimin e të huajve në Gjermani.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











