Kosova

Ish-ushtarët e UÇK-së kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar pastrim të listave dhe largim të veteranëve të rrejshëm, siç i kanë quajtur ata, disa nga përfituesit e pensionit të veteranit.

Veteranët kanë kërkuar që në lista të futen edhe ata persona që nga lufta kanë mbetur me sëmundje të ndryshme, përcjell albinfo.ch.

Veteranët kanë thënë se shoqatat e tyre i mbrojnë interesat e veteranëve të rrejshëm, e jo të atyre të vërtetë.

Protestuesit kanë akuzuar prokurorinë se nuk ka nisur ende hetimet për këtë rast. Jeton Selmani, i cili foli në emër të këtij grupi, ka thënë se kjo është protestë simbolike, por që do të ftojnë më shumë veteranë të protestojnë ditëve të ardhshme për pastrimin e listave.