Sport
Ish-kapiteni i Kosovës lë Suedinë për Prishtinën
Ish-kapiteni i Kosovës në futboll, Anel Rashkaj ka lënë Suedinë dhe i është bashkuar Prishtinës.
27-vjeçari që ka luajtur katër herë si kapiten i Kosovës është larguar nga klubi i elitës suedeze, AFC United Eskilstuna dhe tani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prishtinas.
Futbollisti ka thënë se këtë vendim nuk e ka pasur të lehtë që ta marrë, por shton se e ka tërhequr vendlindja.
“Prej kohës së fundit që isha me Përfaqësuesen në Prishtinë, kemi rënë në kontakt me Prishtinën, kryetarin Remzi Ejupi e pastaj edhe me kryetrajnerin Arsim Thaqi dhe anëtarë tjerë të bordit. Pastaj mblodha informacione se si është gjendja e futbollit këtu. Pas kthimit në Suedi dhe pasi që kisha një pasqyrë të gjendjes këtu për gjithçka bisedova gjatë me familjen se si do të veproja. Në fund vendosa të kthehesha në Kosovë. Por, kisha edhe obligim të flisja me klub, sepse kisha edhe një vjet e gjysmë kontratë. Aspak s’ka qenë vendim i lehtë, por në anën tjetër ishte vendim që e prisja shumë gjatë, sepse ka dhjetë vite që jam në futbollin skandinav. Unë jam rritur në Kosovë dhe normalisht që vendi yt të tërheq, dhe po ashtu dy fëmijët që i kam, doja të kem stabilitet më të gjatë familjar. Pra, për këto arsye Kosova do të ishte vendi më i mirë për mua”, ka thënë për uefbaqen e klubit Rashkaj.
“Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe të gjithë lojtarët më të mirë në vend dëshirojnë të luajnë këtu. Prishtina ka emër dhe është klubi me historinë më të gjatë dhe klubi më i madh në vend”, ka shtuar më tej ai duke thënë se do të japë maksimumin.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










