Lajme
Ish-kancelarja Merkel nderohet me çmimin e OKB-së për refugjatët
Gjatë karrierës së saj politike mori shumë çmime. Së fundmi, komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i ka dhënë ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve, përcjell albinfo.ch.
Angela Merkel u kritikua gjerësisht për politikën e saj ndaj refugjatëve në 2015 dhe 2016 – veçanërisht për fjalinë e saj “Ne do t’ia dalim”. Komisariati i Lartë i Refugjatëve UNHCR, nga ana tjetër, e nderon rolin e saj gjatë kësaj kohe me çmimin Nansen. Në atë kohë – “në kulmin e luftë së Sirisë” – Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.
Merkel “tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët veprojnë në mënyrë korrekte dhe punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat e botës në vend që t’ua kalojnë përgjegjësinë të tjerëve,” argumentoi UNHCR. Politikanja e partisë gjermane të qendrës së djathtë, CDU, dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Gjermanisë si një vend partner i rëndësishëm humanitar, i besueshëm dhe aktiv, thuhet në deklaratën e UNHCR-së. Duke parë prapa, kancelarja e atëhershme shpjegoi: “Ishte një situatë që si rrallë herë më parë vuri në provë vlerat tona evropiane. Nuk ishte asgjë më shumë dhe asgjë më pak se një imperativ humanitar”.
“Tregoi guxim moral dhe politik”
Filippo Grandi, Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, vlerësoi vendosmërinë e ish-lideres për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të përkrahur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare. “Duke ndihmuar mbi një milion refugjatë të mbijetojnë, Angela Merkel dëshmoi guxim të madh moral dhe politik”, tha Grandi.
Çmimi i përvjetshëm Nansen u themelua në vitin 1954 për nder të Komiart të parë të OKB-së për Refugjatët, eksploruesit norvegjez të Arktikut, Fridtjof Nansen. Ai nderon angazhimin e jashtëzakonshëm për refugjatët. Çmimi përfshin edhe një shpërblim prej 150 000 dollarësh (rreth 152 000 euro). Grandi do t’ia dorëzojë çmimin Merkelit në një ceremoni që do të zhvillohet më 10 tetor në Gjenevë.
Vitin e kaluar, çmimi Nansen iu dha një organizate humanitare në Jemen, Shoqatës Jeel Albena për Zhvillim Humanitar (JAAHD), e cila ka ndërtuar strehimore emergjente për dhjetëra mijëra viktima të konfliktit. Në vitin 2020 me këtë çmim u mësuesja kolumbiane Mayerlín Vergara Pérez, e cila prej vitesh lufton për të drejtën e arsimimit të fëmijëve refugjatë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









