Autotech

iPhone i ardhshëm me bateri më të madhe

Dizajnuesit e Apple do të dizajnojnë telefona sa më të përshtatshëm në mënyrë që të sigurojnë jetëgjatësi më efikase të baterisë

Jeta e baterisë do të jetë më e gjatë te përdoruesit e iPhoneve të ardhshëm.

Sipas raportimeve të reja, dizajnuesit e Apple do të dizajnojnë telefona sa më të përshtatshëm në mënyrë që të sigurojnë jetëgjatësi më efikase të baterisë.

Sipas analistit Ming-Chi Kuo, iPhone i ardhshëm do të ketë bateri më të fuqishme për shkak të dizajnit më special në pajisjen e cila do të ketë ekran 5.8-inçësh, transmeton Albinfo.ch.

Ai thotë se dizajni i ri mundëson bartjen e një baterie prej 2900 dhe 3000 mAh. Për dallim nga ky dizajn, iPhone X aktual ka kapacitet 2716 mAh.

Apple raportohet se do të prodhojë një version të veçantë të telefonit iPhone X që do të ketë ekran 6.5-inç e që mund të ketë bateri deri në 3400 mAh.