Shqipëria
Inxhinieri zviceran ua mëson shqiptarëve riparimin e makinave për kafe
Seenhauser gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka mësuar mësuesin e shkollës profesionale, Adriano Topuzi se si riparohet makina e kafes. “Dhe këtë e kam bërë pikërisht unë, që kurrë në jetë nuk kam pirë kafe, pasi që nuk më pëlqen”
Inxhinieri i pensionuar i makinerisë nga Hettlingeni i Cyrihut, Urs Seenhauser, ka qëndruar gjatë dhjetorit që shkoi në Shqipëri. Atje ai i ka trajnuar mësuesit e shkollës profesionale teknike në Elbasan se si riparohen makinat elektrike të kafes, shkruan blick.ch.
Inxhinieri zviceran ka qëndruar atje në kuadrin e projektit “SEC” (Senior Expert Corps ose Trupat e Ekspertëve Seniorë) që realizohet në kuadër të organizatës për zhvillim, Swisscontact, transmeton albinfo.ch. Në këto trupa që japin kontributin e tyre në gjithë botën, bëjnë pjesë rreth 700 ekspertë të pensionuar ndërsa buxheti vjetor i “SEC” është 500 mijë franga, shkruan blick.ch në serinë e prezantimit të një numri të inxhinierëve të pensionuar zviceranë të cilët japin kontributin e tyre profesional në vende të ndryshme të botës.
Seenhauser gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka mësuar mësuesin e shkollës profesionale, Adriano Topuzi se si riparohet makina e kafes. “Dhe këtë e kam bërë pikërisht unë, që kurrë në jetë nuk kam pirë kafe, pasi që nuk më pëlqen”, thotë ai.
Inxhinieri i pensionuar 62 vjeçar thotë se për qëndrimin njëmujor në Shqipëri ka bërë përgatitjet përkatëse në Zvicër. “Kam shikuar filma në Youtube, kam vizatuar plane të makinave të kafes dhe kam shkruar udhëzime për riparim. Mësuesit, sidoqoftë, i ka pëlqyer kafeja”, thotë ai dhe qeshet, përcjell albinfo.ch. Adriano Topuzi do ta përcjellë te nxënësit e tij dijen e fituar nga Ursi.
“Ndihma për zhvillim kështu të bën kënaqësi. Unë përcjell tutje dijen time dhe njoh kultura të reja, të huaja”, thotë inxhinieri i cili veç tjerash ka punuar për BBC dhe për RUAG ndërsa është pensionuar në moshën 60 vjeçare.
Detyra e parë, Seenhauserin e ka dërguar në Ruandë. Në një shkollë për profesione teknike punëdore ai ka trajnuar mësuesit në sektorin e sanitarisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










