Lajme
Interesante, në aeroportin e Vjenës mund të merrni me qira kabinat për fjetje
Zyrtarisht, tani aeroporti i Vjenës ofron një shërbim të ri për pasagjerët – kabinat për fjetje që janë të pajisura me gjithçka që nevojitet për ata që udhëtojnë me aeroplan, përcjell albinfo.at.
Bëhet fjalë për shërbimin që është i qasshëm në Terminalin 3 të aeroportit, e kabinat janë punuar nga start-up italian Zzzleepandgo.
Thuhet se secila prej 16 kabinave Smart Lounges paraqet hapësirën e përkryer për pushime në vetëm tre metra katrorë. Është theksuar se kabinat kanë shtretër, port USB, Wi-Fi falas si dhe hapësirë për vënien e gjësendeve të ndryshme në tavolinën palosëse.
Përveç kësaj, të gjitha kabinat kanë edhe sistem multimedial, përmes të cilit transmetohen filma dhe këngë të ndryshme. Gjithashtu mund të kontrollohet ventilimi, dritat dhe perdet.
“Pasagjerët që qëndrojnë më shumë në aeroport, mund të kalojnë kohën të relaksuar në kabinat moderne për fjetje nga Zzzleepanadg.
Shtrirja e tyre po gjen vend në shumë aeroportet e Evropës dhe po vlerësohet pozitivisht vendosja e këtyre kabinave.
Në nivelin e dytë të Terminalit 3, pasagjerët kanë në dispozicion 16 kabinat e mençura. Për përdorimin e tyre, mysafirët regjistrohen drejtpërdrejt në sportelin virtual, ku regjistrojnë pasaportën, kartelën e bankës dhe certifikatën e COVID-19. Rezervimet mund të kryhen edhe përmes ueb-faqes.
Gjatë marrjes me qira, përdoruesi mund të hyjë dhe të dalë nga kabina pa pasur kufizime. Kabinat pastrohen dhe dezinfektohen çdo herë pasi lirohen nga përdoruesi. Përdorimi i tyre kushton 9 euro për një orë, e kabina e gjumit mund të rezervohet edhe për tërë natën (që kushton 48 euro). Pagesat kryhen me t’u larguar prej tyre.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









