CH-Ballkani
Promovohen tri botime nga Instituti i Studimeve Shqiptare
Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare ka bërë promovimin e tri botimeve të reja: “Urtësi nga Kosova”, “Rrënjë për t’u rritur gjetiu” dhe “Histori e pranishme e një shteti”. Kryetari i Këshillit të fondacioni, Regis Marion Veyron, ka thënë se për Bibliotekën Kombëtarete të Prishtinës ka mësuar gjatë qëndrimit të tij në New York.
Olivier Meuwly, bashkautor, rreth këtyre botimeve ka deklaruar se është për keqardhje se është e vetmja konferencë e organizuar për këtë temë dhe për të ardhmen e Kosovës. “Qëllimi i kësaj konference nuk ishte të bëjmë bilancin e 10 vjetëve shtet, por më shumë ishim të interesuar të reflektojmë në lindjen e një shteti të ri. Ne jemi shumë krenarë që Zvicra ka marrë pjesë drejtpërdrejt implementimim e notarisë në Kosovë”, ka deklaruar Meuwly, përcjell albinfo.ch.
E drejtori i Institutit Zviceran për Studime Shqiptare, Driton Kajtazi, pohoi se ndihet shumë i lumtur për këto botime. “Janë mbi 60 mijë fjalë të urta që i kam pasur para vetes para se t’i përzgjedh. Kosova është vendi tejet i ngjeshur me histori, është si lloj anamneze. Kanë dashur të zhdukin gjuhën, por nuk kanë arritur. Kemi dashur që fjalët e urta dhe qëndisjet tona të prezantohen në UNESCO”, ka thënë Kajtazi.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














