Shqipëri
INSTAT: 9 milionë turistë të huaj këtë vit
“66.6% më shumë vizita në tetor, dominojnë europianët”
Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se pjesa dërmuese e të huajve që hyjnë në Shqipëri raportojnë se qëllimi i vizitës së tyre është turizmi. Për dhjetëmujorin e këtij viti nga 8.9 milionë të huaj që hynë në total, rreth 8.5 milionë janë raportuar si turistë, përcjell albinfo.ch.
Sipas gjeografisë, turizmi në Shqipëri vazhdon të dominohet veçanërisht prej shtetasve nga Europa Jugore. Më konkretisht rajoni i Europës u përfaqësua me 660 mijë vizitorë drejt vendit tonë, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 16.495 dhe 8.355 shtetas.
Edhe daljet e shtetasve shqiptarë e të huaj nga territori i vendit tonë kanë qenë në rritje me 60.4%. nga të cilët 41,7 % kanë qenë shtetas shqiptarë.
Shqipëria po përballet me një fluks të lartë turistik, i cili mund të thyejë që këtë vit objektivin e 10 milionë turistëve të huaj. Vendi është duke marrë një vëmendje gjithmonë e më të madhe në arenën ndërkombëtare të turizmit, teksa nga shumë media këtë verë u cilësua dhe Maldivet e Europës.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










