Lajme
Instagram mbyll mijëra llogari, çfarë po ndodh?
Probleme me Instagramin.
Përmes Twitter, shumë abonentë kanë raportuar pezullimin e llogarisë së tyre pa ndonjë arsye. Me hyrjen në rrjetin social, ata u gjendën përballë një ekrani ku shkruhej: “Ju pezulluam llogarinë në datën 31 tetor 2022. Keni 30 ditë kohë për të komunikuar mospajtimin tuaj me këtë vendim”.
Ndërsa për shkaqet e mundshme të pezullimit lexohet se: “Llogaria juaj nuk respekton udhëzimet tona të komunitetit. Nëse nuk konfirmojmë llogarinë tuaj, ajo do të çaktivizohet përgjithmonë”. Prandaj, pa një vendim të mëtejshëm të Instagramit, përdoruesi nuk do të mund të përdorë rrjetin social dhe profili i tij nuk do të jetë i dukshëm për ndjekësit e tij. Edhe ata që nuk kanë marrë raporte të tilla, kanë vështirësi në përditësimin e postimeve dhe në shikimin dhe dëgjimin e story-t, apo po humbasin ndjekësit.
Por çfarë po ndodh? Hipoteza më e besueshme është se Instagram po bën një lloj pastrimi të përgjithshëm për të eliminuar të gjitha llogaritë e rreme, por gjithashtu po pezullon profilet që janë reale. Një aspekt, të cilit duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë ka të bëjë me përpjekjet për të rikuperuar profilin. Përpjekja shumë herë për të rikuperuar foto, video dhe histori mund të ketë efektin e kundërt, që është bllokimi përfundimtar.
Nga ana e tij, rrjeti social u ka kërkuar falje përdoruesve që kanë probleme me aksesin. “Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne jemi duke hetuar dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin”, thuhet në një shënim nga kompania.
Këto janë ditë të vështira për aplikacionet Meta. Mëngjesin e 25 tetorit, përdoruesit kishin raportuar probleme të mëdha në përdorimin e WhatsApp. Për të paktën tre orë aplikacioni më i përdorur i mesazheve ishte jashtë përdorimit, duke mos lejuar dërgimin apo marrjen e mesazheve nga miqtë, të afërmit ose kolegët e punës.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










