Kosova
Inspektohen disa aeroplanë në aeroportin e Prishtinës
Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave ka inspektuar disa aeroplanë në platformë të aviokompanive të ndryshme të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari”.
Gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të ishin të nivelit të lartë për rrezikim të sigurisë së fluturimit.
“Gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të ishin të nivelit të lartë për rrezikim të sigurisë së fluturimit. Gjithashtu, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, AAC është duke e hetuar rastin i shfrytëzimit të aeroplanëve nga aviokompanitë tjera të cilat nuk operojnë rregullisht në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e AACK-së, përcjell albinfo.ch.
AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në Kosovë, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












