E-Diaspora
Informata të reja lidhur me Adea Shabanin
Gjatë një konference për shtyp të policisë së Los Angelesit, të ditës së martë, zëdhënësi i saj ka deklaruar: "Për momentin besojmë se kufoma është e Adea Shabanit".
Mund të imagjonohet se si e ndjeu veten para dy vitesh, shqiptarja e re nga Maqedonia, Adea Shabani kur zbriti nga avioni në Aeroportin e Los Angelesit. Me mijëra kilometra larg vendlindjes së saj të Maqedonisë, por me ëndrra të mëdha në bagazhin e saj. Aktorja shqiptare donte të krijonte karrierë të madhe në Hollywood, bile kishte arritur që të luajë një rol të vogël.
Pas kësaj, aktorja 25-vjeçare shqiptare zhduket përnjëherë, pa lënë ndonjë gjurmë. Të martën, policia e Kalifornisë ka gjetur një kufomë të varrosur në rezervatin natyror “Spenceville ëildlife Area” me dyshimin se mund të jetë e Adea Shabanit. I dyshuari kryesor është partneri i saj tashmë i ndjerë, i cili supozohet se fillimisht e ka vrarë Adean dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Sipas asaj që shkruan “People”, 33-vjeçari Christopher Spotz më 22 mars të këtij viti kishte vrarë veten me një plumb në kokë pas përndjekjes nga policia, shkruan “Promoflash”, përcjellë “Albinfo”. Zyrtarët e identifikuan si partner të Adeas së zhdukur duke shtuar dyshimet se ka qenë i involvuar në vdekjen e saj.
Gjatë një konference për shtyp të policisë së Los Angelesit, të ditës së martë, zëdhënësi i saj ka deklaruar: “Për momentin besojmë se kufoma është e Adea Shabanit”.
Obduksioni i kufomës do të duhet të zbulojë identitetin e kufomës dhe shkakun e vdekjes. Zëdhënësi më tej ka pohuar: “Dyshojmë në vrasje, megjithatë, vetëm pas obduksionit mund të nxjerrim përfundime të sakta”.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










