Lajme
Trend rritës i inflacionit në Gjermani
Çmimet për mallrat në nivele të larta
Inflacioni në Gjermani u rrit në mars në një nivel rekord që nga ribashkimi në vitin 1990, treguan shifrat zyrtare të publikuara të mërkurën, pasi lufta në Ukrainë bëri që çmimet e energjisë të rriteshin, njofton albinfo.ch.
Çmimet e konsumit u rritën me 7.3 për qind në vit, sipas agjencisë federale të statistikave Destatis, nga 5.1 për qind në shkurt.
Pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj kishte çuar në rritje çmimet e naftës dhe gazit dhe kishte “një ndikim të konsiderueshëm në shkallën e lartë të inflacionit”, tha Destatis, në një deklaratë.
Hera e fundit që një normë kaq e lartë u regjistrua ishte në vjeshtën e vitit 1981 në Gjermaninë Perëndimore, kur çmimet e naftës u rritën “drastikisht” si pasojë e luftës Iran-Irak, tha agjencia.
Ashtu si shumë nga fqinjët e saj në Evropë, Gjermania është shumë e varur nga furnizimet me naftë dhe gaz rus për të fuqizuar industrinë e saj dhe për të ngrohur shtëpitë e saj.
Gjermania ka kundërshtuar thirrjet për një embargo të BE-së ndaj karburanteve fosile ruse, por nga frika se dërgesat mund të kufizohen, kjo ka çuar çmimet për mallra në nivele të larta. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












