Lajme
Infermierja shqiptare rrëfen për realitetin jo të lehtë në Gjermani
Infermierët shqiptar nuk janë të kënaqur me punën në Gjermani
Kërkesat për infermiere në Gjermani janë vazhdimisht në rritje. Jo pak vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, e po ashtu edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, transmeton albinfo.ch.
Duket se infermierët e ardhur në Gjermani shumë shpesh kanë vështirësi në integrimin e tyre në të përditshmen e punës dhe në mënyrë të veçantë, parashikimet e pagës në raport me shpenzimet.
Këtë e tregon edhe Ruzhdije Cerka, e cila ka shkuar në Gjermani si infermiere nga Shqipëria.
Ajo duket se nuk është e kënaqur nga të ardhurat e një pune si infermiere, ani pse në fillim oferta i është dukur tërheqëse dhe paga relativishtë e lartë.
Fillimi, për të, në Gjermani nuk ishte aspak i lehtë. Ajo është një nënë, e cila ka provuar një eksperiencë të re në Gjermani dhe flet për jetën e saj atje.
“Para se të vija në Gjermani, rroga e infermieres m’u duk e lartë, por paga që ofrohet në raport me shpenzimet nuk mjafton, për arsye se jeta në Gjermani është e shtrenjtë”, rrëfen ajo.
Më poshtë keni një video-rrëfim nga Deutsche Welle:
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/2828297790565286/
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













