CH-Ballkani
Indonezia kundër antarësimit të Kosovës në Interpol
Sekretarja e Shtetit në Ministrisë e Brendshme, Biljana Popoviç Ivkoviç, është takuar sot me ambasadorin e Indonezisë në Beograd, Mohamed Chandra Vidja Juda.
Sekretarja e Shtetit në Ministri të Brendshme, Biljana Popoviç Ivkoviç , ka folur me ambasadorin indonezian Mohamed Chandra Vidja Jud për përmirësimin e bashkëpunimit policor midis dy vendeve dhe për kërkesën e Kosovës për antarësim në Interpol.
Popoviç ka theksuar se çdo pranim eventual i Kosovës do të ishte politizim i kësaj organizate ndërkombëtare.
Duke marrë parasysh argumentet e Serbisë në lidhje me pretendimin e Kosovës për antarësim në Interpol, ambasadori i Indonezisë, Mohamed Chandra Vidya Judaai tha se Indonezia do të jetë gjithmonë në anën e drejtësisë dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar, raporton insajderi.
Ai ka falënderuar Ministrinë e Brendshme të Serbisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se numri i turistëve indonezianë në Serbi është rritur që nga pas regjimit pa viza midis dy vendeve, shkruan Danas.
Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që ishte mbajtur në Dubai.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














