Kosova
Inaugurohet kompleksi i 158 dëshmorëve të Drenicës
Gjatë ditës së sotme është inauguruar kompleksi I 158 dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Ky inaugurim u bë me anë të një ceremonie shtetërore, ku në kompleks janë rivarrosur 158 dëshmorë të zonës së Drenicës.
Presidenti Thaçi i cili mori pjesë në inaugurim, tha se dëshmorët të cilët do të rivarrosen në këtë kompleks do të nderohen me urdhrin “Hero i Kosovës”.
“UÇK-ja nga strategët dhe teoricienët e luftës botërore konsiderohet si guerilja, lëvizja çlirimtare më e suksesshme e shekullit 20-të në botë. Ajo doli nga populli. Ishte ushtri e vullnetit dhe e gatishmëri për flijim për liri dhe çlirim”, tha presidenti.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se askush nuk guxon t’i lëviz kufinjtë që janë të vendosur me gjak.
“Duhet ta ruajmë Kosovën në territorin dhe kufijtë e vet, të jenë të paprekshëm prej askujt. Këta kufij na i kanë lënë amanet këta që po i rehatojmë. Nuk guxojmë të lëvizim atë që është mbrojtur me gjak. Ne ju kemi borxh të gjithë dëshmorëve dhe martirëve. Sot po përmbyllet një borxh i yni”, tha Haradinaj.
I pari i kuvendit, Kadri Veseli e ka quajtur kompleksin e Marinës si Meka e Kosovës.
“Jemi duke e bërë punën tonë, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ne të gjithë të tjerët. Mos t’i hapim fjalë njëri-tjetrit, sepse kjo tokë është e shenjtë. Është çështje e ditëve, e javëve deri në transformimin e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, FSK-ja është UÇK. Urime ky monument i lavdisë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












