E-Diaspora

Iliri, mjeshtër i fitnesit: “Të gjithë dëshirojnë të duken bukur”

Ilir Halili fitnesin e kishte filluar për të hequr mbipeshën, ndërsa me kohë ai u bë vetë instruktor dhe pronar i një klubi specifik të fitnesit, “Klub der Sportfreunde”, në Cyrih  

Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Janë miliona persona në botë që i janë përkushtuar stërvitjes së muskujve, me synim formimin e trupit perfekt dhe në kërkim të rinisë së përjetshme.

Por, mos harroni se për t’i arritur të gjitha këto nuk është lehtë dhe duhet përkushtim, motivim dhe durim, të cilat jo çdo kush mund t’i ketë. Ilir Halili në Cyrih është në mesin e atyre, të cilët duket t’i kenë këto karakteristika. Ai është tejet i dhënë pas fitnesit – fushës me të cilën merret tash e disa vjet edhe profesionalisht.

 

Fitnesin, siç tregon Ilir Halili, e kishte filluar për shkak të mbipeshës që kishte si i ri, me qëllim skalitjen e muskujve dhe mirëmbajtjen e shëndetit. Por, tani atij fitnesi i është bërë profesion, kështu që njohuritë e veta i shfrytëzon për të ndihmuar të tjerët, me qëllim që edhe ata t’i arrijnë rezultatet e deshiruara dhe të krijojnë shprehi të shëndetshme të jetesës.

Që nga mosha tetëmbdhjetëvjeçare Iliri kishte kaluar shumë kohë nëpër salla të fitnesit.

Përmes instruktorëve kishte përfituar nga programe të “dobësimit”, duke djegur kaloritë e tepërta.

“Klub der Sportfreunde”, unik në çdo aspekt

Tani jo vetëm që nuk ka mbipeshë, por prej më shumë se një viti menaxhon edhe një qendër fitnesi bashkë me një shok zviceran(dy partenrë biznesi). Kjo qendër, si nga jashtë ashtu dhe në brendi të saj, duket në çdo aspekt unike.

Është fjala për klubin e fitnesit të quajtur “Klub der Sportfreunde”, i cili gjendet në lagjen “Altstetten” të Cyrihut.

Përse një palestër e këtillë fitnesi është më ndryshe se të tjerat?

Këtu stërvitja bëhet me trajner personal për secilin klient ndërsa pajisjet e vendosura në këtë palestër prej 1 mijë metrash katrorë janë fjala e fundit e modeleve që përdoren në Zvicër.

Iliri urren vrapimin në vend në shiritin për vrapim dhe për këtë arsye do të gjeni shumë pak shirita dhe bicikleta për stërvitje në palestrën “Klub der Sportfreunde”, që nuk e kishte quajtur rastësisht me atë emër.

Jetesa e shëndetshme, prioritet 

“Të tjerët e bëjnë këtë që të mos humbin kohë me klientët dhe i përkushtohen më pak fitnesit. Ndërsa stërvitja individuale me peshëngritje etj., është më e kushtueshme. Te klubet tjera zakonisht hyn e del dhe nuk te njeh kush. Ndërsa këtu jemi të gjithë të familjarizuar. Të gjithë dëshirojnë të duken më bukur, por jeta më e shëndteshme është prioritet”, thotë 31 vjeçari, i cili i kalon për çdo ditë 13-14 orë në fitnesin që e ka bërë edhe biznes .

“Dyert hapen nga ora 6 dhe mbyllen në ora 22. Këtu është shërbimi më i veçantë dhe klienti është mbret”.

Mund të befasoheni kur në klubin e Ilirit të shihni sportistë garash olimpike pastaj persona me aftësi të kufizuara e deri te gjyshet mbi 80 vjeç.

“Stërvitjet janë individuale për secilin, duke u bazuar në planin që përckatohet nga trajnerët tanë që ndjekin gjendjen e tyre. Pyetjet e para që bëhen, janë: ku doni të arrini pas tre muaj, gjysmë viti apo një viti. Nuk është program kompjuteri “copy paste”, por secili ka specifikat e tij”, tregon eksperti i fitnesit Ilir Halili, i cili ka lindur dhe është rritur në Thurgau, ndërsa prej 6 vitesh jeton në Cyrih.

Një klub, ku mbahen edhe seminare e ligjërata

Ai pretendon të mos jetë konkurrencë e të tjerëve por është “krejt më ndryshe” ngase në këtë qendër mbahen edhe seminare, ligjërata të shpeshta për ushtrimet fizike nga instruktorë që vijnë nga e tërë bota. Ky klub fitnesi ka një ambient shumë më ndryshe se të gjithë të tjerët, një ambient shumë motivues për të gjithë ata që dëshirojnë që të formësojnë trupin e tyre.

“Ne nuk kemi vendosur pasqyra, që klientët të mos hutohen gjatë stërvitjeve. Një trajner i mirë të ndryshon stilin e jetës, jo vetëm me programin për stërvitje por të tregon edhe me çfarë të ushqehesh, si të evitosh stresin etj. Në këtë mënyrë, trajneri shqiptar garanton ndryshimin e trupit tuaj. Ai madje thotë se me ekipin e tij, “po sfidojnë edhe mjekësinë zvicerane”.

 

Në Cyrih zyrtarisht frekuentohen rreth 200 studio fitnesi, dhe ky qytet thuhet të jetë njëra prej qendrave më të mëdha botërore të fitnesit.

Nuk është program “Copy paste”

“Stërvitjet janë individuale për secilin, duke u bazuar në planin që përckatohet nga trajnerët tanë që ndjekin gjendjen e tyre. Pyetjet e para që bëhen janë: ku doni të arrini pas një jave, një muaji apo tre muajsh. Nuk është program kompjuteri “copy paste”, por secili ka specifikat e tij”.

Klubi që sfidon edhe mjekësinë zvicerane

Një trajner i mirë të ndryshon stilin e jetës, jo vetëm me programin për stërvitje, por të tregon edhe me çfarë të ushqehesh, si të evitosh stresin etj. Në këtë mënyrë, trajneri shqiptar garanton ndryshimin e trupit tuaj. Ai madje thotë se me ekipin e tij “po sfidojnë edhe mjekësinë zvicerane”.