Lifestyle
Ilira, “zbulimi më i madh i muzikës aktuale pop, një Mariah Carey e re”
Për shkak të gamës së saj të zërit (4 oktava!), ajo tashmë adhurohet në internet si një Mariah Carey e re. Ka 1.8 milion dëgjues mujorë në Spotify
Me “himnin” e saj të ri “Royalty”, Ilira, mrekullia vokale prej 4 oktavash ofron muzikë cilësi kulminante të nivelit ndërkombëtar dhe kështu mbron reputacionin e saj si zbulimi më i madh i muzikës aktuale pop, shkruan bild.de.
Mesazhi i fortë nga “Royalty” thotë që të gjithë duhet të inkurajohen të mos lejojnë të trajtohen keq.
ILIRA me vargun e rimave të mençura të këngës së saj angazhohet për vetëvlerësim më të lartë, transmeton albinfo.ch. “Më trajto sikur të jem mbretërore” këndon shqiptarja e Kosovës në një kor shpërthyes që të ngulitet fuqishëm në vesh, pasi ta kesh dëgjuar për herë të parë.
Me hitin e saj të parë radiofonik “Fading”, ILIRA tashmë kishte demonstruar prirjen e saj për të krijuar hite, prirje kjo që tani po e vazhdon pa problem. Kënga është prodhuar nga prodhuesi londinez i hiteve, “Bhav”.
“Royalty” është një këngë perfekte pop me ndikime urbane dhe si e tillë paralajmëron një vit premtues për Ilirën.
Viti 2019 ishte një vit i shkëlqyeshëm për Ilirën. Filloi si rishtare, por ajo, me rezultatin e shkëlqyeshëm prej 73,5 milionë dëgjimesh në fund të vitit në spotify, qe e pranishme në 79 vende. Po ashtu fitoi çmime të ndryshme dhe një nominim të MTV EMA.
Dhe: Mbi të gjitha, ajo ka një mesazh për gratë. Ajo që paraqet IIira me imazhin e saj është më shumë se sa vetëm veshje pop-bubblegum dhe rozë, përcjell albinfo.ch. Ajo do të dëshironte të tregonte se një grua mund të korrespondojë optikisht me klishenë e zakonshme, por gjithmonë mund të fshihet më shumë mbrapa fasadës sesa që shihet në shikim të parë.
Si fëmijë i prindërve shqiptarë-kosovarë, ILIRA është rritur në një qytet të vogël zviceran dhe aktualisht jeton në Berlin. Hiti i saj “Fading” është klikuar në YouTube mbi 38 milionë herë, duke fituar platinin në katër vende dhe arin në tre vende, transmeton albinfo.ch. Për shkak të gamës së saj të zërit (4 oktava!), ajo tashmë adhurohet në internet si një Mariah Carey e re. Ka 1.8 milion dëgjues mujorë në Spotify.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














