Përgjatë bregut të Liqenit të Gjenevës shtrihen më shumë se 170 shtëpiza festive, ku vizitorët mund të shijojnë atmosferën karakteristike të sezonit të Krishtlindjeve. Hyrja në treg është falas, ndërsa fluturimi i Babagjyshit me slitën e tij është një nga pamjet më të veçanta, sidomos pas perëndimit të diellit, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër atraksion është Shtëpia e Babagjyshit në Rochers-de-Naye, për të cilën nevojiten bileta dhe rekomandohet rezervimi paraprak, pasi kërkesa është e lartë.
Tregu i Krishtlindjeve në Montreux mbetet një nga destinacionet më të njohura festive në Zvicër, duke ndërthurur traditën, argëtimin dhe bukuritë natyrore të Rivierës së Liqenit të Gjenevës./Albinfo.ch