Kosova
IKSHPK: Të mos pihet uji nga puset në vendbanimet e vërshuara
"Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund të përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100º C së paku 10 min"
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes më ujin e pishëm pas vërshimeve të fundit pasi thekson se gjendja është e jashtëzakonshme, transmeton albfinfo.ch.
“Në vendbanime, rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në siprfaqe materie fekale. Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Dragash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime: Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara, furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit, uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund të përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100º C së paku 10 min, kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin, ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike”, thuhet në apelin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Aty bëhet e ditur se situata epidemiologjike është nën kontroll të vazhdueshëm nga ekipet kujdestare.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









