Lajme
Ide dhuratash për festat e fundvitit në kohë pandemie
Tashmë ka ardhur momenti kur mendojmë për dhuratat, me të cilat bëjmë të lumtur të afërmit tanë. Ashtu si shumë gjëra të tjera këtë vit, ka ndryshuar dhe stili i dhuratave. Këtu mund të gjeni dhuratat e duhura për këtë periudhë pandemie, përcjell albinfo.ch.
Dhurata teknologjike
Teknologjia është bërë e pazëvendësueshme në jetën e përditshme. Kompjuterë, laptop, tabletë dhe smartphone i gjen në të gjitha shtëpitë. Ju mund të blini për dhuratë, për shembull, kufje (Wi-Fi apo me Bluetooth) për të menaxhuar sa më mirë telefonatat dhe videothirrjet; apo karikues baterish (powerbank) të gjeneratës së fundit.
Dhurata për të lehtësuar punën nga shtëpia
Mbetemi në kategorinë e dhuratave të dobishme. Një karrige zyre me cilësi të mirë, do t’i bënte më pak të lodhshme orët përpara kompjuterit.
Për të mos u nënvlerësuar janë kurset për formimin profesional. Një kurs për formimin profesional është një ide e mirë, që ju hap perspektiva të reja në karrierën tuaj.
Dhurata për ata që pëlqejnë gatimin
Festat e fundvitit janë një rast i mirë për t’i kushtuar kohë kuzhinë. Tani që pushimet dimuerore janë më të gata se vitet e tjera, shumë prej jush do të kaloni më shumë kohë duke gatuar. Në këtë mënyre një ide dhurate mund të jetë një libër me receta gatimi apo ndonjë pajisje kuzhine ose elektroshtëpiake.
Dhurata për ata që pëlqejnë muzikën
Për ata që pëlqejnë muzikën, idetë për dhurata variojnë nga instrumentet muzikore (për ata që dinë të luajnë) tek amplifikatorët (edhe në dimensione të vogla, për ata që jetojnë në apartamente) te gift card për të shkarkuar gjithë këngët e artistëve të preferuar apo disqe muzikore.
Gift Card
Gift Card mund të jenë të dobishme, këtë vit më shumë se kurrë, pasi i japin mundësinë blerësit të zgjedhë diçka dhe ta blejë kur të dojë, por t’i përdorë edhe online, me porosinë që vjen tek dera e shtëpisë. Idetë janë të shumta – pajisje teknologjike, veshje, aksesorë etj.
Dhurata për adhuruesit e fitnesit
Shumë njerëz po preferojnë ushtrimet fizike në kushte shtëpie. Nëse keni një njeri të dashur që e praktikon këtë aktivitet, mendoni për disa vegla ose objekte që do të jenë funksionale për ta. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














