Lajme
I njëjti shofer “bie” në radar 5 herë brenda 40 minutave
Shpejtësia më e madhe e regjistruar me këtë rast ka qenë 120 kilometra në orë, në vendin ku lejohej 50 km në orë
Që “raserët” të bien në radarë është diçka e zakonshme dhe nuk përbën më lajm. Por që një person me makinën e njëjtë të kapet 5 herë nga radarët brenda 40 minutave, është sigurisht diçka që nuk ndodh përditë.
Pikërisht kjo ka ndodhur në mes të orës 2.54 dhe 3.33 pas mesnatës, më 18 qershor në rrugën Seetalstrasse në Kreuzlingen, Kantoni Thurgau, shkruan 20minuten.ch. Një radar stacionar e ka regjistruar pesë herë makinën e njejtë duke tejkaluar shpejtësinë në mënyrë të dukshme, brenda vendit të banuar.
Shpejtësia më e madhe e regjistruar me këtë rast ka qenë 120 kilometra në orë, në vendin ku lejohej 50 km në orë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa matjet tjera kanë treguar shpejtësinë prej 117, 105 dhe dy herë nga 77 kilometra në orë, gjithmonë në vendin me shpejtësi të lejuar prej 50 kmh.
Në tri nga këto tejkalime bëhet fjalë për delikt të “Raserit”, (tejkalim i madh i shpejtësisë, që konsiderohet vepër penale) thuhet në një komunikatë për shtyp të Policisë së Kantonit Thurgau, përcjell albinfo.ch.
Hetimet kanë treguar se personi që ka bërë këtë delikt është një shofer turk 54 vjeçar nga Kantoni Thurgau.
Zyra për Trafik Rrugor ia ka marrë atij patentshoferin ndërsa prokuroria shtetërore në Kreuzlingen ka inicuar një hetim penal ndaj tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










