E-Diaspora
I dyshuari për terrorizëm është Lorenz K.
Mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18 vjeçari, shkruajanë mediat austriake. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobilë
Mediat austriake vazhdojnë të raportojnë gjerësisht lidhur me të riun e arrestuar të premten, nën dyshimin se kishte përgatitur një sulm terrorist në Vjenë.
heute.at ka ofruar së fundi më shumë të dhëna lidhur me të riun me prejardhje shqiptare, mbi të cilin bie dyshimi i rëndë. Ky portal saktëson se përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë të mos ketë pasur fare ide lidhur me orientimin e të birit, transmeton albinfo.ch. Babai, i cili vinte nga Sqipëria (Tirana) jeton në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem.
Lorenzi ka qenë i njohur për policinë, në saje të disa delikteve të imta që kishte kryer. Ai kishte kaluar të banonte në Vjenë.
I dyshuari quhet Lorenz K., është shtetas austriak dhe ka prejardhje shqiptare. Pasi është marrë në pyetje gjithë natën e mbrëmshme, ai është vendosur në burg.
Vazhdon të mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18 vjeçari, shkruan portali austriak, transmeton albinfo.ch. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë.
Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobilë, të cilët do të analizohen për nevoja të hetimeve.
Ndërkaq, sipas policisë, synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do ta kryenjte, të vdisnin sa më shumë viktima.
Mbetet e panjohur mënyra se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. Sipas gazetës Österreich ai kishte qëndruar mjaft shpesh në Gjermani, ku gjithnjë më shumë qe “fundosur në moçalin islamist”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









