Kultura

Hysen Ibrahimi nderohet me çmimin special për krijuesin e mërgatës 2017

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” në Drenas i ka ndarë çmimin special për krijuesin e mërgatës 2017 Hysen Ibrahimit, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.

Ky çmim iu nda për kontributin si një veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu thuhet se Ibrahimi për aktivitetet e shumta që ka pasur është shpërblyer dhe i janë ndarë mbi 30 mirënjohje e falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe atë të Suedisë.