Lajme
Hyn në histori, 21-vjeçarja lundron 70 ditë e vetme në mes të oqeanit
Për të qenë e veçantë, patjetër duhet bërë diçka më ndryshe në kuptimin pozitiv. Veçmas me diçka që ke pasion dhe vullnet. Një ngjarje interesante ka ndodhur nga britanikja Jasmine Harrison, e cila është bërë gruaja më e re që lundron vetëm përtej Oqeanit Atlantik, duke përfunduar një udhëtim prej 4800 kilometrash nga Spanja në Antigua, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se 21-vjeçarja Harrison përfundoi sfidën Atlantik Talisker Whisky 2020, të shtunën në 70 ditë, 3 orë dhe 48 minuta, një rekord i ri botëror për femrën më të re në botë që lundron vetëm përtej çdo oqeani.
Harrison, nga qyteti i Thirsk në Yorkshire në Angli, shkroi në faqen e saj të internetit se ishte frymëzuar për të marrë pjesë në sfidë ndërsa po notonte në Karaibe.
Ajo thotë se shpreson të sjellë frymëzim për të rinjtë me shembullin e saj, sepse ndonjëherë është në rregull të ndjekësh gjërat vetëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













