Lajme
Hungaria kundërshton pakon evropiane të sanksioneve ndaj Rusisë
Budapesti ka shprehur kundërshtimin e tij gjatë negociatave të sotshme në Bruksel për të finalizuar sanksionet pasi udhëheqësit e BE arritën një marrëveshje të përgjithshme politike per paketën e re në një samit të posaçëm.
Hungaria ka kërkuar sërish ndryshime në paketën e re të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, këtë herë duke kërkuar që kreu i Kishës Ortodokse ruse të hiqet nga lista, sipas burimeve diplomatike.
Komisioni Evropian propozoi përfshirjen e kreut të Kishës Ortodokse ruse, Patriarkun Kirill, në paketën origjinale të sanksioneve të paraqitur nga Brukseli në fillim të majit.
Kirill, një mbështetës i zjarrtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka mbështetur pushtimin e tij në Ukrainë në predikimet e tij fetare duke fajësuar NATO-n dhe Perëndimin për luftën e urdhëruar nga Putin.
Kirill i ka rezistuar gjithashtu përpjekjeve të Papa Françeskut për të ndërmjetësuar në luftë ose për të mbështetur një armëpushim në Ukrainë.
Hungaria kundërshtoi përfshirjen e klerikut të lartë rus por udhëheqësit e BE-së nuk e diskutuan këtë çështje në samitin ku mori pjesë kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Kjo është barriera më e fundit që Hungaria ka ngritur pas një lobimi të madh kundër embargos së BE-së ndaj naftës ruse.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











