Autotech
Huawei i bën konkurrencë Apple dhe Samsung
Firma kineze nuk është përmbajtur në shfaqjen e epërsisë në tregun e smartfonave, ndërkohë që kreu ekzeutiv Richard Yu, tha se P20 do të jetë shumë më i mirë se iPhone 10. Sipas tij, Huawei pritet të bëhet prodhuesi i dytë më i madh në botë brenda 2 viteve
Kompania kineze, Huawei ka prezantuar telefonin e fundit të quajtur P20 këtë javë, ndërkohë që synon të tejkalojë sfidat në tregun amerikan dhe konkurrojë rivalë si Apple dhe Samsung.
Aparati i ri ka 2 versione; P20 me një ekran prej 14.7 cm dhe P20 Pro me 15.5 cm.
Telefoni përfshihet në kategorinë me çmim mesatar dhe pritet të kushtojë më pak se aparati kryesor, Mate 10 Pro, përcjell albinfo.ch.
Huawei i ka dhënë prioritet zhvillimit të kamerës, veçanërisht te telefoni i ri, që përmban një kamerë me 3 sensorë të prodhuar në partneritet me firmën e famshme gjermane, “Leica”.
Sistemi me tre kamera ofron një rezolucion prej 68 megapixels, ndërsa kamera e përparme, në 24 megapixels. Ndër karakteristikat e tjera të kamerës përfshihen; kapaciteti i inteligjencës artificiale për të përshtatur fotot bazuar te subjekti, performanca fantastike në ambiente të errëta dhe opsioni “super-slow motion” i ngjashëm me iPhone-in e fundit të Apple (960 fps). Firma kineze e teknologjisë synon të konkurrojë me iPhone 10 dhe aparatin S9 të Samsung, por me një çmim më të ulët.
Sipas Huawei, modeli P20 do të kushtojë 649 euro, ndërsa versioni Pro, 899 euro. Firma kineze nuk është përmbajtur në shfaqjen e epërsisë në tregun e smartfonave, ndërkohë që kreu ekzeutiv Richard Yu, tha se P20 do të jetë shumë më i mirë se iPhone 10. Sipas tij, Huawei pritet të bëhet prodhuesi i dytë më i madh në botë brenda 2 viteve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











