Kosova
Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Kosovarët, të vendosur për një të ardhme demokratike
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës, përcjell albinfo.ch.
Hovenier ka shkruar në “X” se kosovarët e kanë përfshirë në Kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.
“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në Kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier.
Ambasadori ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.
“Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë, ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
Happy Constitution Day, Kosovo! Kosovans enshrined in their constitution their determination to "build a future of Kosovo as a free, democratic and peace-loving country that will be a homeland to all of its citizens…" We are proud of our support as we partner with the people of… pic.twitter.com/BhGrm9d3lv
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 9, 2024
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













