Jeta në Zvicër
Hoteli zviceran me pistën e skive në çatinë e tij
Edhe pse ditët e ngrohta kanë pushtuar një pjesë të mirë të kontinentit evropian, në alpet zvicerane, klima është krejt tjetër.
Dhe për të gjithë ata skiatorë të pasionuar që duan ta kenë sa më afër hotelin me pistën e skive, Des Horlogers, është zgjedhja e duhur.
Ky hotel me një formë arkitekturore shumë të çuditshme, në formën e zigzagut, e ka pistën e skive më afër se çdo hotel tjetër dhe më afër se çdo skiator mund të mendonte. Pista e skive fillon në çatinë e tij dhe vazhdon përgjatë gjithë shpatit të malit, shkruan ‘Monitor’.
Ndërsa në pjesën e brendshme ai ka një korridor shumë të gjatë nëpërmjet të cilit të gjitha dhomat lidhen me njëra-tjetrën. Ky hotel u projektua nga grupi i arkitektëve Bjarke Ingels, përcjell albinfo.ch.
Një pjesë e madhe e këtij hoteli është e mbushur edhe me dyqane, dhe ishte pikërisht edhe ky një prej qëllimeve kryesore në momentin që ai u krijua. Këtu ndodhen edhe disa prej dyqaneve më të shtrenjta të prodhuesit zviceran të orëve, Audemars Piguet.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











