Lajme
Holanda futet në izolim për shkak të Omicronit
Holanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë Krishtlindjes për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.
Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron.
Shtetet në mbarë Evropën kanë ashpërsuar kufizimet, teksa Omicroni, një variant me shumë mutacione, po përhapet në kontinent.
Rregullat e reja në Holandë, që do të hyjnë në fuqi të dielën, u morën pas një takimi ndërmjet Qeverisë holandeze dhe ekspertëve shëndetësorë.
“Holanda edhe një herë po mbyllet”, tha Rutte gjatë një konference për media.
Ekspertët thonë se Omicroni pritet të bëhet variant dominues në Holandë gjatë periudhës ndërmjet Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Për javë të tëra ka pasur masa të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljen e objekteve kulturore me qëllim që të frenohet përhapja e variantit të ri.
Prej fillimit të pandemisë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Holandë ka raportuar për mbi 2.9 milionë raste me koronavirus dhe mbi 20,000 vdekje.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz








