Sport
Hetemaj ndihmon KF Drenicën
Përparim Hetemaj ka dhuruar 23 palë këpucë sportive klubit të Drenicës. Këto këpucë dhe disa doreza portierësh kanë ardhur si donacion për klubin
Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj i ka dhuruar 23 palë këpucë sportive klubit të Drenicës. Këto këpucë dhe disa doreza portierësh kanë ardhur si donacion për klubin, shkruan albinfo.ch.
“Klubi e falënderon Hetemajn për këtë donacion, dhe donacionet e vazhdueshme që ka dërguar për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Drenicës.
Mesfushori shqiptar luan në Chievo që disa vite, duke qenë ndër lojtarët kryesore, derisa paraqitet me sukses edhe në Përfaqësuesen e Finlandës.
Ai nuk u paraqit kundër Kosovës, duke u shprehur se e respekton vendlindjen e tij, kurse është i pazëvendësueshëm te finlandezët.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










