Sport
Herolind Nishevci, karateisti i tretë në botë
Në këtë garë Kosovën e përfaqësuan edhe Alvini, Durimi, Orgesi, Blodini, Valdrini, Elhamiu, Diellza dhe Fortesa, të cilët edhe pse treguan përgatitje të shkëlqyeshme, nuk arritën të rrëmbenin ndonjë medalje
Karateisti Herolind Nishevci ka fituar vendin e tretë në kampionatin botëror të karatesë që po mbahet në Linz të Austrisë. Ai në këtë kampionat arriti t’ia sjellë Kosovës medaljen e bronztë.
Herolindi, pasi falënderon të gjithë për mbështetjen deri në suksesin e arritur, shton: “Ndihem krenar që në ditën e anëtarësimit të plotë të Kosovës në WKF u kurorëzova me medalje botërore”, ka shkruar ai në “Facebook”, përcjell “albinfo.ch”.
Për fitoren e arritur e ka përgëzuar edhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi.
“Herolind Nishevci, i treti në botë në karate. Urime, na bëre krenarë. Fitore e bindshme 5:0”, ka thënë Arifi.
Në këtë garë Kosovën e përfaqësuan edhe Alvini, Durimi, Orgesi, Blodini, Valdrini, Elhamiu, Diellza dhe Fortesa, të cilët edhe pse treguan përgatitje të shkëlqyeshme, nuk arritën të rrëmbenin ndonjë medalje.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










