Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ftuar sot në takim kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të legjislaturës së re, përcjell albinfo.ch.
Mbledhja është caktuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në të do të diskutohen përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, e cila është ftuar për 6 gusht.
Në rendin e ditës së seancës konstituive parashihet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Mbledhja e sotme mbahet nga kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i ndihmuar nga deputeti më i ri.
Takimi i sotëm pritet të shërbejë për koordinimin e hapave të nevojshëm para konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës./Albinfo.ch