Kosova

Haxhiu e Kolly diskutojnë për iniciativat për ballafaqim me të kaluarën

Haxhiu thënë se me ambasadorin zviceran ka biseduar për iniciativat e kësaj ministrie

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ka qëndruar sot për vizitë në Ministrinë e Drejtësisë, ku është pritur nga ministrja Albulena Haxhiu, raporton Albinfo.ch.

Me këtë rast, Haxhiu ka thënë se me ambasadorin zviceran ka biseduar për iniciativat e kësaj ministrie.

“Sot prita në takim Ambasadorin e Zvicrës, z. Thomas Kolly, me ç’rast diskutuam lidhur me iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë për ballafaqim me të kaluarën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Albinfo.ch