Sport

Hasi i kënaqur me skuadrën e tij

Anderlechti shënoi fitore të rëndësishme në hapje të “Play-off”-it. Ata shënuan një gol me fat, dhe duket se po kanë probleme për të shënuar.

Megjithatë, trajneri Besnik Hasi nuk brengoset për këtë fakt. “Jam shumë i lumtur që fituam dhe kemi bërë përparime. Ne e merituam këtë fitore. Genk nuk kishte asnjë rast për të shënuar. Ekipi im meriton notën 9/10 për këtë ndeshje. Pashë lojtarët duke luftuar për njëri-tjetrin”, deklaroi ish-futbollisti shqiptar për uebsajtin e klubit, përcjell albinfo.

Anderlechti ka shënuar 52 gola në 31 ndeshje këtë edicion, që është shumë më pak se edicionin e kaluar. “Në dy javët e fundit kemi stërvitur me 8-9 lojtarë. Ne nuk kishim as dy ditë përgatitje për këtë ndeshje. Jam i sigurt se golat do të vijnë”, përfundoi Besnik Hasi.