Sport
Hasi drejt rikthimit në Belgjikë
Ish-trajneri i Anderlechtit është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Racing Genk
Trajneri shqiptar, Besnik Hasi drejt rikthimit në kampionatin belg. Ish-trajneri i Anderlechtit është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Racing Genk, shkruan albinfo.ch.
Kjo skuadër po kalon në një moment të vështirë dhe drejtuesit po mendojnë shkarkimin e teknikut Peter Maes.
Hasi aktualisht është i lirë, pas largimit nga Legia e Varshavës në mesin e muajit shtator.
Nëse emërohet, detyrat e gjakovarit për pjesën e mbetur të sezonit janë të qarta. Fillimisht 44-vjeçari Hasi duhet t’u japë më tepër hapësira lojtarëve të rinj të akademisë së Genkut.
Me 10 ndeshje të mbetura deri në mbylljen e sezonit të rregullt dhe faktin që në klub ka pak optimizëm për të rikuperuar diferencën prej nëntë pikësh nga vendi i gjashtë, i cili është pozicioni i fundit që lejon pjesëmarrjen në raundin ku përcaktohet fituesi i titullit, drejtuesit kërkojnë që Hasi të përqendrohet në Kupën e Belgjikës dhe në Ligën e Kampionëve.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









