Kosova
Haradinaj niset për në Prishtinë

(E plotësuar) Avioni i Wizz Air në të cilin ndodhej Haradinaj me ekipin e tij dhe shumë pasagjerë të tjerë, nuk mundi të aterojë sot pasdite në aeroportin e Prishtinës nga Londra për shkak të kushteve atmosferike, shkruan Indeksonline.
Kështu, avioni i tij u bart në Sofje të Bullgarisë, ku qëndroi për disa orë.
Në ora 23:20, aeroplani ku ishte Haradinaj u nis për në Kosovë nga aeroporti i Sofjes, dhe pas rreth një ore ateroi në Aeroportin e Shkupit.
Prej aty, Haradinaj dhe të tjerët do të vijnë me vetura në Kosovë.
Kryeministri kishte mundësi që të vinte edhe më herët në Kosovë vetëm, por ai nuk kishte dashur të kthehet pa gjithë personat që ishin në aeroplan me të.
Niset për Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me ekipin e tij, tashmë është nisur me aeroplan nga Sofja e Bullgarisë.
Burime të RTK-së në Sofje, kanë konfirmuar se para pak minutash kryeministri i Kosovës, është nisur në drejtim të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse nuk dihet nëse do të mund të kryhet aterrimi në Prishtinë, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka konfirmuar se fluturimi nga Londra që ishte ndalur në Sofje pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ rreth orës 23:45.
Por, pasi nisja këtij fluturimi është bërë më gjysme orë vonesë, i bie që arritja e aeroplanit do të mund të vjen diku rreth orës 00:15.
Haradinaj kishte tentuar të vjen në Prishtinë, megjithatë, nuk kishte mundur të aterrojë për shkak të ngricave në aeroportin e Prishtinës. Gjatë ditës janë anuluar edhe disa fluturime tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti