Lajme
Hapja ndaj emigrantëve i shkakton Suedisë probleme me banda
Rrjeti britanik i medias Daily Mail në një reportazh për emigrantët thekson se hapja e viteve të fundit e Suedisë ndaj valës masive të emigrantëve e ka lënë vendin me “një klasë të hutuar adoleshentësh e të rriturish që përballen me kulturën e re të bandave dhe krimit të armëve të zjarrit, që po del jashtë kontrolli”.
Gazetari tregon për një mëngjes të ftohtë funerali në Stockholm, ku në një varrezë muslimane i jepej lamtumira një 15-vjeçari afgan të vrarë me armë zjarri, siç supozohej nga një ‘gangster’ në moshë të afërt me viktimën.
“Teksa arkivoli i tij ulej brenda tokës së ngrirë, dukej se po dëshmonim dhe vdekjen e ëndrrës së Suedisë multi-kulturale”, thuhet në reportazh.
I riu Ali Shafaei kishte ardhur tre vjet më parë në vendin mikpritës për t’u larguar nga kthimi i talibanëve në pushtet ne Afganistan, por mbeti viktimë e luftës së ashpër të bandave që nis nga zonat e banuara të emigrantëve në Suedi.
Politikanët suedezë në pushet nuk pranojnë se shkaku i kaosit e konfiktit kulturor është emigracioni, por disa nga E Majta liberale pranojnë se ka të bëjë me politikat e dështuara të emigracionit dhe rreth 2 milionë të ardhurve nga zonat më të trazuara të Azisë e Afrikës, për të cilët qeveria nuk është kujdesur që të integrojë, shkruan Daily Mail.
Edhe të rinjtë e lindur aty nga prindër emigrantë nuk ndjehen fare suedezë, dhe as nuk kanë besnikëri ndaj vendeve të tyre të origjinës.
Javët e fundit ka shpërthyer një valë e frikshme e krimit ultra-të dhunshëm, në një vend ku ekspertët thonë se “sistemi gjyqësor kujdeset më shumë për të drejtat e shkelësit sesa ato të viktimës”.
20 vjet më parë në Suedi nuk kishte asnjë krim armësh zjarri, ndërsa sot vrasjet e filmave të horrorit nuk janë më trillime zbavitëse.
Vetëm në Stockholm ekspertët thonë se 52 banda luftojnë për kontroll të tregut në rritje të drogave, të cilat po bëhen gjithnjë e më mizore në praktikat e tyre.
Prej fillimit të vitit në Suedi janë regjistruar 30 atentate me armë ose bomba, katër prej të cilave fatale.
Mediat krahasojnë tashmë “Stockholmën elegante” që njihej për shkëlqimin skandinav, me “kaosin e Chicago-s se kohës së Al Capone”.
Anëtarë të bandave të adoleshentëve janë kapur me eksplozivë në termusët e shkollës ndërsa autoritetet policore thonë se të rinjtë joshen duke u rekrutuar si roje lagjesh ose për të fshehur armët e zjarrit.
Vetëm në vitin 2015, 163,000 refugjatë u pranuan në vend, shumica nga lufta në Siri.
Por ka gjithashtu mijëra të tjerë irakenë, iraninaë, afganë, somalezë, turkë, sllavë, plus rreth 140,000 finlandezë që kanë emigruar rregullisht drejt Suedisë.
Paaftësia e tyre ose mungesa e vullnetit për t’u integruar, si dhe dështimi i autoriteteve në këtë aspekt, ka sjellë krijimin e getove etnike, të ngjashme me ato të Parisit.
Megjithse Suedia konsiderohet si “e hapur” ndaj të ardhurve, në fakt shumë individë e kanë pikasur problemin dhe krijimin e një atmofere të tipit ‘ne dhe ata’, që ka nxitur mosbesimin e stigmatizimin, shkruan Daily Mail.
Autoritetet kanë përkeqësuar gjërat duke ‘braktisur’ zonat me emigrantë e duke mbyllur stacionet e policisë, qendrat e punës apo ndërtesa të tjera publike.
Masa e përgjegjësisë kriminale në Suedi është 15 vjeç, siç është 10 vjeç në Britani, dhe poshtë saj askush nuk mund të ndiqet penalisht, sado i rëndë të jetë krimi.
Legjislacioni i relaksuar bën që shumë të rinj problematikë të refuzojnë programet e rehabilitimit, siç bënte dhe vrasësi i akuzuar i Ali Shafaei, që është një nga anëtarët e dyshuar të bandës, dhe me prindër suedezë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










