Kosova
Hapet Qendra e skijimit në Brezovicë
Prej sot Qendra e skijimit në Brezovicë është e hapur për vizitorë dhe shfrytëzuesit e saj.
Vendimi për hapjen e qendrës erdhi pas raportit të Brigadës së Mbështetjes së Operacioneve të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ku është vlerësuar se aktualisht nuk ka rrezik për paraqitjen e orteqeve në zonën e skijimit në Brezovicë.
“Aktualisht bora është ngjeshur dhe lagur në sasi të konsiderueshme dhe mundësia e lëshimit të saj për të krijuar ortek është e vogël”, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.
Zona e Brezovicës ishte vlerësuar me rrezik të mesëm për krijimin e orteqeve pas incidentit që ndodhi javën e kaluar.
Me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme në zonën e Brezovicës në të ardhmen, AMMK ka kërkuar nga FSK që të vendosë një njësit permanent të kërkim-shpëtimit në qendër gjatë kohës së vizitorëve dhe funksionimit të ski-liftit.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













