Portrete të firmave
Hana Ramosaj: Sekretet e organizimit të një eventi të paharrueshëm
E lindur në Pejë, Kosovë, Hana Ramosaj emigroi për në Zvicër që kur ishte 8 vjeçe. Këtu, ajo përfundoi shkollimin profesional për farmaciste, drejtim ky që do t`i mundësonte Hanës punësimin. Megjithatë, krahas dëshirës për të veshur mantelin e bardhë, thellë brenda saj jetonte pasioni i kahershëm për tu marrë me organizime eventesh.
Nga farmaciste në organizuese të eventeve
Pas përfundimit të shkollimit si farmaciste, Hana Ramosaj vendos të angazhohet në fushën e menaxhimit dhe marketingut, për të cilat kreu shkollime tjera shtesë. Sukseset e saj bënë që ajo të marrë vendimin për të hapur kompaninë për organizim eventesh “La Perle Events GmbH”.
“Pas përfundimit të shkollës fillore, kam vazhduar shkollimin profesional për farmaci. Por, edhe pas shkollimeve të ndryshme në menaxhim, marketing dhe përvojës time në fushën e farmacisë, nuk më është shuar pasioni për organizime dhe evente, prandaj vendosa të punoj si e pavarur. Kështu themelova firmën time për organizimin e eventeve të ndryshme, “LA PERLE EVENTS GmbH”. Si një kompani eventesh, ne jemi të specializuar në planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme”, thotë Hana për albinfo.ch
Ajo tregon më tutje se kompania bën organizimin e eventeve të ndryshme si: dasma, festa të firmave, evente private, ditëlindje, gala dinner, evente humanitare, etj.
Eventet që organizon kjo kompani mund të mbahen, duke filluar me 10 persona deri në qindra/mijëra dhe ato zhvillohen vetëm në Zvicër.
La Perle Events” një perlë nga vet Hana
Puna e palodhshme në kërkim të perfeksionit është ajo që e veçon kompaninë e Hana Ramosajt.
“Perfeksionizmi dhe angazhimi në çdo detaj të punës më bëjnë të ndihem krenare. Unë personalisht, mund të ruaj qetësinë në situata stresuese dhe gjithmonë gjej një zgjidhje. Nga kontakti personal me klientin, diskutimi i dëshirave dhe koncepteve, planifikimi dhe zbatimi me shumë kreativitet dhe gëzim, sigurohem që çdo event të bëhet i paharrueshëm”, thotë ajo për albinfo.ch
Hana ka shtuar se qëllimi i secilit organizim që e merr përsipër kompania e saj, është që klienti të ndahet i kënaqur me punën. Ajo, meritat për t´i kaluar sfidat, ia lë bashkëpunimit që ka me ekipin e saj.
“Për ne, çdo ngjarje është unike dhe kërkon një qasje të personalizuar për të siguruar që të gjitha kërkesat dhe dëshirat e klientit të jenë të plotësuara.
Me një ekip të specializuar dhe me përvojë, ju mund të ndjeheni të sigurt që çdo ngjarje do të lënë një kujtim të veçantë tek të gjithë pjesëmarrësit”, thotë ajo.
Qëllimi i Hanës, rritja e kompanisë
Marrë parasysh komunitetin e madh të shqiptarëve në Zvicër, synimi i “La Perle Events” është që të arrihet një shtrirje deri tek ta.
“Qëllimi im është që kompania ime të jetë aktive në të gjithë Zvicrën. Mbi të gjitha, të mbështes komunitetin shqiptar me aftësinë time për të organizuar festime, dasma dhe evente te ndryshme në Zvicër. Do të vazhdoj të punoj me përkushtim dhe pasion për të arritur qëllimet e mia dhe për të ofruar një shërbim të mrekullueshëm për klientët e mi”, shprehet Hana,
Të krijojmë kujtime të paharrueshme së bashku!
Tutje, ajo shton se vizioni i kompanisë është të krijojnë evente unike dhe të paharrueshme.
“Dëshira ime është që kur të shihni emrin La Perle Events GmbH të kujtoni një event të shkëlqyeshëm dhe një përshtypje të jashtëzakonshme. Çdo event është si një perlë, e ndryshme nga lloji dhe madhësia. Vizioni ynë është të krijojmë evente madhështore që janë emocionuese dhe konceptualisht unike. Le të krijojmë kujtime të paharrueshme së bashku!”, thotë ajo.
ROZAFË REXHEPAJ
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriHana Ramosaj
- Prejardhja:Pejë, Kosovë
- Vendi ku vepron:Wetzikon
- Profesioni:Farmaciste, Organizatore eventesh
Profili i kompanisë
- Adresa: Schornäglenstrasse 26 8623 Wetzikon ZH
- Aktiviteti: Organizim i ngjarjeve muzikore dhe kulturore
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas

















