Lajme
Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim
Hamasi e ka mirëpritur propozimin e armëpushimit në Gazë dhe ne tani presim përgjigjen e Izraelit, deklaroi sot ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Madrid.
Presidenti amerikan, Joe Biden, prezantoi të premten detaje të një projektmarrëveshjeje paqeje që parashikon tri faza të shmangies së përshkallëzimit, duke filluar me një armëpushim të plotë për gjashtë javë dhe një tërheqje të forcave izraelite nga zonat me popullsi të dendur në Gazë.
Marrëveshja përcakton planet për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, tërheqjen e Izraelit nga territori palestinez dhe rindërtimin e Rripit të Gazës.
“Ne mbështesim me shumë bindje planin për armëpushimin në Gazë të shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bide”, tha ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, për Sky News 24.
“Pasi është koha për të arritur përfundimisht këtë armëpushim që do të lejojë lirimin e pengjeve dhe do të sjellë ndihmë për popullatën civile palestineze”, shtoi ai.
“Ne e mbështesim këtë ndërmjetësim dhe shpresojmë që Izraeli dhe Hamasi të bien dakord të paktën për këtë përpjekje të parë për të pezulluar luftën”, shtoi Tajani.
“Zhvillova dje në mbrëmje një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken”, njoftoi në X Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës izraelite.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









