Sport
Hadërgjonaj, afër të përfaqësojë Zvicrën
“Për të luajtur me Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm. Zvicrën e favorizoj momentalisht”, u shpreh Florent Hadërgjonaj
Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj edhe një herë ka folur për të ardhmen e tij, derisa ka thënë se është më afër Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, ai ka thënë se pret që të adaptohet edhe më shumë.
“Hadergjonaj i vërtetë ka nevojë edhe për pak kohë, ajo do vijë”, ka thënë mbrojtësi i djathtë.
Para ndeshjes me Darmstadin, u takua me Xherdan Shaqirin, i cili luan për Zvicrën, derisa kishte qenë pjesë e Bayernit.
“Shaqiri më tha, se edhe për atë fillimi nuk ishte i lehtë në Bayern. Sepse transferimi në Bundesliga ishte hap i madh”, theksoi Hadërgjonaj.
“Teorikisht mund të luaj me Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë”, thotë shqiptari i lindur në Zvicër. Ai ka luajtur dhjetë ndeshje me Zvicër U21, ndërsa babai Nexhati dhe nëna Adelina vijnë nga Kosova.
“Për të luajtur me Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm. Zvicrën e favorizoj momentalisht”, u shpreh Florent Hadërgjonaj.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










