Kosova
‘Guximi i palëkundur’ i ushtarëve të FSK-së
Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka publikuar disa fotografi në Facebook nga një stërvitje e ushtrisë së Kosovës e quajtur “Guximi i palëkundur 2022”.
Ai i ka quajtur “ujqër të pandalshëm” ushtarët.
“Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur. Se kadetët tanë janë të tillë, këtë e dëshmuan edhe në stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”. Jeta për Ujqërit tanë nuk është e lehtë, por ata janë këmbëngulës dhe mbi të gjitha kanë besim te vetja dhe besim në ekip. Ata janë të talentuar dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre sfidues, por janë të vendosur se objektivi i synuar duhet të arrihet. Ata e dinë se çelësi më i rëndësishëm i suksesit është vetëbesimi, e çelësi më i rëndësishëm për vetëbesimin është përgatitja. E ardhmja jeni ju, prandaj jemi krenar me ju!
Vazhdojmë të përgatitur maksimalisht drejt sukseseve maksimale!”, shkroi ai, transmeton Albinfo.ch.

Foto: Armend Mehaj/Facebook
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













