E-Diaspora
Gruaja zvicerane akuzon taksistin kosovar për ngacmim seksual
Shoferi 39-vjeçar nga Kosova, i martuar me dy fëmijë është dënuar me dhjetë muaj burg e 3 mijë franga dëmshpërblim

Vetëm shoferi i një taksi dhe pasagjerja e tij femër dinë se çfarë ka ndodhur në një udhëtim taksi në mëngjesin e 31 gushtit të vitit 2015 në Cyrih, shkruan ‘nzz.ch’, përcjell albinfo.ch.
Deklaratat e tyre e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Studentja 27-vjeçare dëshironte të kthehej në shtëpi, pasi kishte festuar me kolegët e punës deri në mëngjes,
Ajo ka pranuar se ishte e dehur dhe ishte ulur pas, e kishte kërkuar që sa më shpejt ta dërgonte në shtëpi. Pasi e kishte zënë gjumi, ajo papritmas ka ndjerë dorën e taksistit në pantallonat e saj, derisa shoferi është befasuar me reagimin e saj dhe i ka thënë se do ta dërgonte falas nëse nuk do ta lajmëronte policinë, transmeton albinfo.ch.
Më vonë ishin takuar në polici, por policia nuk kishte marrë parasysh ankesën e saj, pasi ishte e dehur, por ajo nuk e ka lënë me kaq.
Megjithatë, 39-vjeçar i cili është nga Kosova, i martuar dhe me dy fëmijë ka thënë krejt ndryshe nga ajo. Ai ka thënë se ajo vet kishte vënë këmbët në timon dhe ishte munduar t’ia largonte. Ai e paralajmëroi tri herë. Ajo u bë agresive dhe kishte shkatërruar edhe objektet në taksi. E, më pas e kishte nxjerrë nga vetura.
Por, një pjesë e ADN-së së tij u gjend në brekët e saj dhe kjo ka shtyrë gjykatësin që ta dënojë shoferin kosovar me dhjetë muaj burg dhe dëmshpërblim prej 3 mijë franga.
Përkundër dënimit të dhënë ekzistojnë dyshimet sesi ka ndodhur ngjarja, pasi ajo ishte e dehur dhe nuk i kujtohet si është sulmuar e çfarë arsye kishte kosovari të rrezikonte punën, por ishte edhe familjar. Megjithatë, vendimin e ka dhënë i njëjti gjykatës që më parë kishte dënuar shoferin me kusht për vepra penale të narkotikëve dhe kjo ndoshta ka ndikuar edhe në vendimin e përfundimtar.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve